Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë e pason Opinionin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), dhe buron konkretisht nga Rezoluta 64/298 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta në fjalë e mirëpret Opinionin e GjND-së për Ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës, dhe kërkon nga Bashkimi Evropian që të lehtësoj një dialog në mes Kosovës dhe Serbisë.Si rezultat i kësaj, nën kërkesën e BE-së, Kosova dhe Serbia emëruan negociatorët e tyre për të vazhduar më tutje me dialogun në mes tyre. Takimi i parë në mes negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë –përkatësisht znj. Edita Tahiri, zv. Kryeministre e Republikës së Kosovës dhe z. Borislav Stefanovic, shefi i Ekipit Negociator në dialogun me Kosovës –u mbajt më 8-9 Mars 2011, ku të dyja palët shprehen përkushtimin e tyre për të vazhduar dialogun nën tutelën e Bashkimit Evropian.Çështjet e para që u bënë objekt i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ishin çështja e librave të regjistrave civil, çështja e të dhënave të regjistrave kadastral, si dhe çështjet që u lidhen me tregtinë regjionale në kuptimin e lirisë së lëvizjes së mallrave.
Share article
Latest Publications
October 2, 2024
Policy Analysis
July 30, 2024
Featured
July 9, 2024
Featured
Related Espresso Insights
October 28, 2024
Espresso.Insights
July 20, 2024
Espresso.Insights